July 22, 2023

Dëmtimi i një automjeti për shkak të përkatësisë politike

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Një mjeti pasagjerësh (model Audi A6) në pronësi të një 35-vjeçari lokal është djegur teksa ka qenë i parkuar në rrugë. Zjarrfikësit lokalë kanë arritur të shuajnë flakët, ndërsa ekipi i Policisë Kriminale ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga zjarri është dëmtuar i gjithë pjesa e përparme dhe e poshtme e automjetit. Sipas informacioneve të shpërndara me publikun, makina përdorej privatisht nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, ndonëse është e regjistruar me një emër tjetër. Makina është e parkuar në vendin ku banon zoti Grubi. Mediat zbuluan se dy persona kanë mbërritur në vendngjarje me një kamionçinë, e kanë larë makinën me benzinë dhe i kanë vënë flakën.

Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia politike, dhe treguesit e njëanshëm janë:

  1. Përkatësia politike – vetura e dëmtuar është e një zyrtari të BDI-së
  2. Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe shoqëri.


Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
-
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Shtëpi
Dëmtimi i një automjeti për shkak të përkatësisë politike image

Bazë

Përkatësia politike