October 4, 2022

Një shtetas i Kroacisë është sulmuar me një objekt të mprehtë

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S.(17) nga fshati Çegran, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “kanosje me armë të rrezikshme gjatë përleshjes apo zënkës”. Me datën 4 tetor në oborrin e një shkolle të mesme ka ndodhur një përleshje fizike në mes të akuzuarit dhe S.R.(18) nga Republika e Kroacisë, me banim në fshatin Dobridol, gjatë së cilës i akuzuari ka tentuar me sende të mprehta ta lëndojë S.R., por ai ishte penguar.

Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi paragjykues është përkatësia etnike, përkatësia e një vendi tjetër dhe fakti që palët e interesuara flisnin një gjuhë tjetër, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Përkatësia etnike – të përfshirët i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike
  2. Shtetësia – të përfshirët kanë shtetësi të ndryshme
  3. Gjuha e komunikimit – palët e përfshirë flisnin një gjuhë të ndryshme

Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet shtetasve vendas dhe të huaj, si dhe ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike dhe grupeve gjuhësore në shoqëri.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Një shtetas i Kroacisë është sulmuar me një objekt të mprehtë image