Çfarë ka ndodhur: Në periudhën nga 11.12.2016 deri më 13.12.2016 në rr. “Kozle-1” në objektin e një
partie politike, një kryerës i panjohur ka thyer xhamin e dritares. Sipas informacioneve të transmetu-
ara në medie po merren masat për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e të gjithë rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Nga 11.12.2016 deri më 13.12.2016 shtabi partiak i një partie poli-
tike në lаgjen Kozle.
Burim i informacioneve: TV Sitel.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
shtabeve partiake në periudhën parazgjedhore.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se i dëmtuari është informuar
se vepra penale e kryer “Dëmtim i objekteve të huaja” ndiqet me padi private dhe për të duhet të
dorëzohet procesverbal te stacioni kompetent policor, pas kësaj ai është kontaktuar disa herë nga
nëpunësit policorë në SP KP – Karposh.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.