Çfarë ka ndodhur: Në afërsi të stacionit hekurudhor në Demir Kapi, një grup kryerësish të panjohur
kanë kryer grabitje të një refugjati nga Iraku. Pasi kanë parë që refugjati po fl e, kanë fi lluar ta godasin
me grushte dhe shqelma nëpër trup dhe kokë, kurse më pas i kanë marrë një telefon celular dhe 50
euro.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 29 janar, rreth orës 23, në afërsi të stacionit hekurudhor në Demir Kapi.
Burim i informacioneve: Medie elektronike Plusinfo.
Viktimat e përfshira: Një irakian.
Lloji i krimit: Grabitje (Neni 237, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP) Kryerës: Një grup kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme; vik-
tima është përfaqësues i grupit (emigrant irakian) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi i
qytetarëve në rajonin ku ka ndodhur incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
sulmeve mbi emigrantët.
Statusi i rastit: Është ngritur fl etëparaqitje penale kundër gjashtë personave për veprën penale – Grabitje.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB-ja Veles janë ndërmarrë
masat dhe aktivitetet dhe pas dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes, në Prokurorinë Themelore
Publike Veles është dorëzuar fl etëparaqitje penale kundër gjashtë personave, sepse ekziston dyshim
se kanë kryer veprën penale – Grabitje, sipas nenit 237, paragrafi 1 i KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e emi-
grantëve të cilët hyjnë dhe kalojnë nëpër vend.