Çfarë ka ndodhur: 8 emigrantë ekonomikë nga Maroku janë sulmuar nga një grup prej tre personash
të cilët kanë dalë nga një automobil BMV X5 me ngjyrë argjendi. Njëri prej grupit të sulmuesve pose-
donte pistoletë, kurse të tjerët thika.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 janar, rreth orës 00:15, në afërsi të pompës së benzinës “Detoil”
në afërsi të fshatit Reçicë, Kumanovë.
Burimi i informacioneve: Mbikëqyrës i Komitetit të Helsinkit.
Viktimat e përfshira: 8 marokenë.
Lloji i krimit: Grabitje (Neni 237, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP) Vjedhje e rëndë (Neni 236, KP).
Kryerës: 3 kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme; vikti-
mat janë përfaqësues të grupit (emigrantë marokenë) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi
i qytetarëve në rajonin ku ka ndodhur incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
sulmeve mbi emigrantët.
Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se në SPB Kumanovë nuk është
pranuar fl etëparaqitje për këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e emi-
grantëve të cilët hyjnë dhe kalojnë nëpër vend.