Çka ka ndodhur: Në Ditën e flamurit shqiptar ka pasur një përleshje që kulmoi me plagosje në mes të rinjve
në afërsi të shkollës së mesme të Shkupit “Cvetan Dimov”. Të rinjtë e plagosur ishin shqiptarët dhe pas
incidentit ata ishin transferuar në Spitalin e qytetit të Shkupit për trajtim mjekësorë.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 28 nëntorë, ora 15:30, në afërsi të Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”,
Komuna e Çairit, Shkup.
Burimi i informacionit: Gazeta nacionale Nova Makedonija.
Viktima(t) e përfshirë: Dy djem shqiptarë (18 dhe 26 vjeç).
Lloji i krimit: Dhunë (neni.386), Lëndim i rëndë truporë (neni.131), Pjesëmarrje në përleshje (neni.132), Rrezikim
i sigurisë (neni.144), Rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë një përleshjeje apo fjalosjeje (neni.133).
Kryerësi(t): Një grup të rinjësh me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nënshtetësia apo gjuha, ndërsa tregues të anshmërisë janë:
1. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
2. Koha – incidenti ka ndodhur në Ditën e Flamurit Shqiptarë.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB është përgjigjur në Kërkesën për informacion të karakterit publik të
dërguar nga ana e Komitetit në lidhje me këtë incident, duke deklaruar se kanë dërguar raport në Prokurorinë Publikë për veprën lëndim i rëndë truporë kundër kryerësit të panjohur.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.