November 20, 2014

Një nxënës goditet me thikë, tre tjerë lëndohen në përleshjen ndëretnike në Tetovë (i verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çka ka ndodhur: Një përleshje shpërtheu në shkollën e mesme të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, kur një grup i të
rinjve shqiptarë kanë hyrë në ndërtesën e kësaj shkolle, ku mësimi mbahet vetëm në gjuhën maqedonase. Kur
grupi hyri në ndërtesë, shërbimi i sigurimit të shkollës së mesme nuk i ka ndaluar ata, dhe shpejt pas, filloi një
fjalosje midis grupit të djemve shqiptarë dhe disa nxënësve të shkollës. Fjalosja u pasua nga një përleshje, ku
një shqiptarë pesëmbëdhjetë vjeç nga Tetova godit me thikë një nxënës gjashtëmbëdhjetë vjeçarë maqedonas
nga shkolla e mesme e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”. Tre të tjerë u plagosën. Pjesa tjetër e orëve ishin anuluar
dhe Policia i shoqëroi nxënësit e shkollës së mesme deri në shtëpitë e tyre.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 28 nëntor, ora 15:30, shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” in Tetovo.
Burimi i informacionit: TV nacional Telma, Mediumi nacional elektronik Press24.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një nxënës maqedonas gjashtëmbëdhjetë vjeçarë i shkollës së mesme, trë të rinjë
tjerë me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit: Dhunë (neni.386), Lëndim i rëndë truporë (neni.131), Pjesëmarrje në përleshje (neni.132), Rrezikim
i sigurisë (neni.144), Rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë një përleshjeje apo fjalosjeje (neni.133).
Kryerësi(t): Një grupë shqiptarësh të rinjë.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nënshtetësia apo gjuha, ndërsa tregues të anshmërisë janë:
1. Dallimi i përkatësisë etnike në mes të kryerësit dhe viktimës.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Koha – incidenti ka ndodhur në Ditën e Flamurit Shqiptarë.

Statusi i rastit: I panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB është përgjigjur në Kërkesën për informacion të karakterit publik të
dërguar nga ana e Komitetit në lidhje me këtë incident, duke deklaruar se ka ngritur padi penale kundër një
personi 15 vjeçar për vepren Orvatje për vrasje, dhe kundër dy personave për bashkëpunim në akt.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

Adresë
shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” in Tetovo
Emri i Vendit
shkolla e mesme “Kiril Pejçinoviq” in Tetovo

Numri i viktimave
4
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Institucion
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një nxënës goditet me thikë, tre tjerë lëndohen në përleshjen ndëretnike në Tetovë (i verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor Lëndim i rëndë trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike