Çka ka ndodhur: Disa kryerës të maskuar, që posedonin shkopinjë basebolli, në autobusin nr.65 të transportit
publik, kanë sulmuar dy persona nga Shkupi, duke ju shkaktuar lëndim truporë.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 13 shtatorë, ora 01:00, autobusin nr.65 i transportit publik, Çento,
Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi elektronik lokal netpress.com.
Viktima(t) e përfshirë: Dy persona me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit: Pjesëmarrje në përleshje (neni.132), Dhunë (neni.386), Lëndim truporë (neni.130).
Kryerësi(t): Një grup i panjohur i kryerësve.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, nacional ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i përkatësisë etnike në mes të kryerësit dhe viktimës – për shkak të përbërjes së përzier etnike të
popullatës në fshatin Rashtak (fshat në të cilin kalon autobusi Nr 65) dhe vendeve të tjera që kalon tranzit
autobusi No.65, përkatësia etnike e viktimës mund të ndryshojnë nga ajo e njërit prej autorëve të krimit
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet mediave deklaroi se është duke
i ndërmarrë hapat e nevojshme për të sqaruar rastin.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.