Çka ka ndodhur: Një i mitur sulmohet fizikisht nga një grup i panjohur i kryerësve për shkak të orientimit
të tij seksual.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 5 shtator, stacioni i autobusave në Bit Pazar në komunën e Çairit,
Shkup.
Burimi i informacionit: intervista me viktimën.
Viktima(t) e përfshirë: Një i mitur sulmohet fizikisht mirëpo nuk pëson lëndime.
Lloji i krimit: Dhunë (neni.386).
Kryerësi(t): Një kryerës i panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
orientimi seksual i viktimës, ndërsa tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – viktima e percepton këtë incident si krim nga urrejtja.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I paraportuar (zgjidhje e viktimës).
Reagimi i autoriteteve lokale: S’KA INFORMACION.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pyetje situatën e përgjithshme të sigurisë së minoriteteve seksuale në shoqëri, veçanërisht në lokacionet që ata i frekuentojnë.