Çka ka ndodhur: Një i ri mashkull u sulmua fizikisht nga dy kryerës të panjohur në vendin e njohur,
zakonisht si zone e frekuentuar nga LGBT. Gjatë sulmit, autorët bënë sharje homofobike, dhe ishin duke e
quajtur atë “Pederast”.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 15 gusht – 1 shtator (data e saktë e panjohur), pjesa e njohur si
rruga e Juristëve, bulev.Krste Misirkov, Shkup.
Burimi i informacionit: intervista me viktimën.
Viktima(t) e përfshirë: Një homoseksual, mashkull i ri.
Lloji i krimit: Dhunë (neni.386).
Kryerësi(t): Dy kryerës të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
orientimi seksual i viktimës, ndërsa tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – viktima e percepton këtë incident si krim nga urrejtja.
2. Lokacioni – Incidenti ka ndodhur në lokacionin e njohur si zona e frekuentuar nga LGBT.
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Kur viktimat u përpoqën për të raportuar incidentin në polici, policia i ka
kërcënuar me akuza për raportimin të rejshëm viktimat.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë së minoriteteve seksuale në shoqëri, veçanërisht në lokacionet që ata i frekuentojnë.