March 10, 2014

Kryqe të thyer gjatë përkujtimit të deportimit të hebrenjëve në Manastir (i verifikuar)

Incident
Diskriminimi racor ose tjetër
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çka ka ndodhur: Në mëngjesin e përkujtimit vjetor të deportimin e hebrenjve nga shteti në Kampin e
Përqendrimit Treblinka, qytetarët kanë vërejtur grafite të shumta me përmbajtje anti-semite, fashisoide dhe
naziste si dhe simbole në vende të ndryshme në qytetin e Manastirit. Ky lloj i incidentit ndodh disa vite me
rradhë.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 10 mars, në lokacione të ndryshme në qytetin e Manastirit.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional Telma.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk ka pasur viktima direkte nga ky incident.
Lloji i krimit(ve): Diskriminim racorë ose tjetër, neni. 417 KPRM, nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës
racore, nacionale, fetare ose diskriminim në baza tjera, neni. 319.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia ose bindja fetare, treguesit e anshmërisë janë:
1. Perceptimi i viktimës – Nga deklaratat e dhëna në media, lirisht mund të themi se viktima indirekte –
komuniteti hebrej në Manastir, percepton këtë incident si të motivuar me paragjykim.
2. Symbols and graffiti – Kryerësit kanë vizatuara grafite dhe simbole me përmbajtje anti-semite, fashiste dhe
naziste.
3. Dallimi e supozuar në baza fetare – Për shkak të cakut të përcaktuar strikt në këtë incident, mund të
supozohet se dallimi në mes kryerësve dhe viktimave të cakut.
4. Lokacioni dhe koha – Incidenti ka ndodhur në një datë të rëndësishme fetare.
5. Modeli i incidenteve të mëparshme – Viktimat direkte të krimit deklaruar se ky lloj incidentesh ndodh gatise
çdo vit në këtë datë.
6. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia nëpërmjet mediave deklaroi se do të ndërmerr hapat e nevojshme për
të sqaruar rastin, mirëpo në momentin e përpilimit të raportit, policia nuk është përgjigjur në Kërkesën për
informacion të karakterit publik në lidhje me këtë incident i dërguar nga ana Komitetit.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidentit sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme politike
në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare në shoqëri.

Adresë
Manastir, Maqedonia Veriore
Emri i Vendit
Manastir, Maqedonia Veriore

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Shkatërrimi i simboleve
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Kryqe të thyer gjatë përkujtimit të deportimit të hebrenjëve në Manastir (i verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare
Kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare
Diskriminimi racor ose tjetër

Bazë

Racë