Çfarë ka ndodhur: Një emigrant nga Maroku është grabitur nga dy persona të panjohur në afërsi të
fshatit Grçishte, Vallandovë. Në fi llim, autorët kanë ofruar që ta vozisin deri në kufi , pas çka, ata e
kanë goditur në kokë në automjet dhe i kanë kërkuar para, duke marrë 400 euro.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 dhjetor, 13: 00, në afërsi të fshatit Grçishte, Vallandovë.
Burimi i informacionit: media elektronike makfax.com
Viktimat e përfshira: Një shtetas i Marokut.
Lloji i krimeve: Grabitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Dy persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuhës, kurse indikatorë të paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigranti maroken) që është i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur
kërkesës për informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident. Megjithatë, ata
raportuan përmes mediave se janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimën (at) dhe komuniteti: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që
hyjnë dhe të kalojnë përmes vendit.