Çfarë ka ndodhur: Një shofer taksie, pasi mori një pasagjer me aftësi të kufi zuara lajmëroi dy miq dhe
e detyruan viktimën t’u blejë pije, për të pirë marihuanë dhe e rrahën dhe e grabitën atë, duke i marrë
6500 denarë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 dhjetor, koha e panjohur, afër fshatit Orizari, Koçan.
Burimi i informacionit: Media Sitel.
Viktimat e përfshira: Një mashkull me aftësi të kufi zuara.
Lloji i krimeve: Dhunë (neni 386 i kodit penal), Lëndime trupore (neni 130 i kodit penal), Grabitje (neni
237 i kodit penal).
Kryerësit: Tre meshkuj.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët e paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është paaftësia e viktimës, kurse indikator i paragjykimit është:
1. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur kur shoferi i taksisë ka vënë re se viktima ishte një person me
aftësi të kufi zuara, dhe lajmëroi dy autorët e tjerë;
Statusi i rastit: Raportuar tek autoritetet lokale, status të panjohur.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur
kërkesës informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e personave me aftësi të
kufi zuar në këtë zonë.