November 22, 2015

Dy marokenë janë plaçkitur në afërsi të Katllanovës (e verifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Maroku u plaçkitën nga tre persona të panjohur të armatosur në
afërsi të Katllanovës. Autorët morën përafërsisht 300 euro dhe dy pasaporta.

Data, koha dhe vendi i incidentit 22 nëntor , ora 19: 40, në afërsi të Katllanovës, pranë Shkupit.
Burimi i informacionit: Media elektronike makfax.com.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas maroken.
Lloji i krimit: Plaçkitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Tre persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me identikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjyki-
mit është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë:

1. Dallimi në përkatësi etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe viktimave dallojnë; viktima është
anëtar i një grupi (emigrant maroken) që është shumë i vogël në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër (të popullsisë maqedonase), në vendin ku ka ndodhur incidenti;
2. Shembull i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve
dhe sulmeve ndaj emigrantëve.

Statusi i rastit: Hetimi është ndërprerë.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se e kanë sqaruar rastin dhe se kanë vendosur
të mos ngrejnë padi për shkak të deklaratave të ndryshme nga viktimat.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.

Adresë
Katllanovës
Emri i Vendit
Katllanovës

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Sulmi fizik Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata menjëherë regjistruan incidentin
Dy marokenë janë plaçkitur në afërsi të Katllanovës (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Plaçkitje

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike