Çfarë ka ndodhur: Një grup përafërsisht prej 10 personash të panjohur sulmuan një 16 vjeçar para
shkollës së mesme “Zhivko Brajkovski” në Gostivar. Një mashkull 22 vjeçar është përpjekur të ndërhyjë
për të mbrojtur viktimën, por sulmuesit e kanë sulmuar edhe atë. 16 vjeçari ka pasur lëndime të lehta,
ndërsa 22 vjeçari ka pasur lëndime të rënda
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 shtator, ora 21:00, para shkollës së mesme “Zhivko Brajkovski”
në Gostivar.
Burimi i informacionit: Media Telma.
Viktimat e përfshira: Dy të rinj, njëri prej të cilëve është i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (neni 386 i kodit penal), lëndime trupore (neni 130 i kodit penal), lëndim të rëndë
trupor (neni 131 i kodit penal).
Kryerësit: Grup i panjohur prej përafërsisht 10 të rinjsh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë janë:
1. Dallim i supozuar në përkatësinë etnike – incidenti ka ndodhur në një zonë të populluar nga njerëz me
përbërje të përzier etnike;
2. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
3. Mungesa e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Janë ngritur fl etëparaqitje për kundërvajtje.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë bërë fl etëparaqitje për kundërvajtje
kundër tre autorëve.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend.