Çfarë ka ndodhur: Një emigrant nga Afganistani është plaçkitur nga dy meshkuj të armatosur .Gjatë
plaçkitjes, sulmuesit e goditën viktimën në kokë me një pistoletë. Autorët ia morën çantën e shpinës
e cila mbante 1200 euro dhe dy telefona celular.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 gusht, ora 18: 00, në Shuplji Kamen në afërsi të Kumanovës.
Burimi i informacionit: media elektronike kumanovskimuabeti.
Viktimat e përfshira: Një shtetas afgan.
Lloji i krimit: Plaçkitje (neni 237 i kodit penal), Lëndime trupore (neni 130 i kodit penal).
Kryerësit: Dy persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorë të paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe e viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigrant afgan) që është shumë i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: Janë bërë kallëzime penale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë bërë kallëzim për veprën penale të
plaçkitjes (neni 237 i kodit penal) kundër katër autorëve.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.