Çfarë ka ndodhur: Një grup autorësh të panjohur sulmuan dy djem pa asnjë motiv apo arsye.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 gusht, ora 01: 00s, pranë Qendrës Tregtare Mavrovasja, Shkup.
Burimi i informacionit: Media Telma.
Viktimat e përfshira: Dy të rinj, njëri prej të cilëve është i mitur.
Lloji i krimeve Dhunë (neni 386 i kodit penal), Lëndime trupore (neni 130 i kodit penal).
Kryerësit: Grup i panjohur të rinjsh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi i supozuar në përkatësinë etnike – incidenti ka ndodhur në një zonë të populluar nga njerëz
me përbërje të përzierë etnike;
2. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
3. Mungesë e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se po ndërmerren masat e nevojshme për
sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend.