Çfarë ka ndodhur: Pesë persona të panjohur kanë sulmuar dhe grabitur dy shtetas sirianë. Sulmuesit
morën një orë dore dhe 500 euro.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 maj 19:00 orë, Parku i qytetit, Kumanovë.
Burimi i informacionit: Media elektronike A1on.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas sirianë.
Lloji i krimeve: Grabitje (neni 237 i kodit penal), Dhunë (neni 386 i kodit penal).
Kryerësit: Grup i panjohur prej pesë autorësh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motiv i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigrant sirian) që është i paktë në numër në krahasim me anëtarët e grupit tjetër
më të madh (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.
Status i rastit: Është ngritur kallëzim penale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë paraqitur kallëzim penal kundër pesë
të dyshuarve për veprën penale Grabitje.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.