Çfarë ka ndodhur: Në oborrin e xhamisë, tre persona kanë sulmuar dhe plaçkitur një person të
kombësisë afgane. Viktima ka pësuar dëmtime të rënda trupore ndërsa sulmuesit ia kanë marrë
telefonin e tij dhe rreth 400 euro.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 maj ora 02:00, xhamia në fshatin Llojan, Kumanovë.
Burimi i informacionit: Media elektronike Kumanovskimuabeti.
Viktima e (s) përfshirë: Një shtetas afgan.
Lloji i krimit (s): Grabitje (neni 237 i kodit penal), dëmtime të rënda trupore (neni 131 i kodit penal),
Dhunë (neni 386 i kodit penal).
Kryerësit: Grup prej tre autorësh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të urrejtjes: Në këtë incident, motiv i paragjykimit është
origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigrant afgan) i cili ka është më i vogël se grupi tjetër (i popullsisë maqedonase), në
zonën ku ka ndodhur incidenti;
Status i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë paraqitur kallëzim penal kundër tre
të dyshuarve për veprën penale Grabitje.
Ndikimi mbi viktimën (at) dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që
hyjnë dhe kalojnë përmes vendit.