Çfarë ka ndodhur: Një grup i madh i të rinjve sulmuan dy nxënës të shkollës së mesme dhe një mashkull
26 vjeçar në oborrin e shkollës fi llore “Andrea Savevski-Kikish”, duke u shkaktuar atyre lëndime trupore
në pjesën e qafës dhe kokës.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 mars, ora 12:45, në oborrin e shkollës fi llore “Andrea Savevski-
Kikish”, Tetovë.
Burimi i informacionit: Media elektronike Lokalno.
Viktima(t) e përfshira: Tre të rinj, dy prej të cilëve janë të mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (neni 386 i kodit penal), lëndime trupore (neni 130 i kodit penal).
Kryerësi(t): Grup i madh i panjohur i të rinjve.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi i supozuar në përkatësinë etnike – incidenti ka ndodhur në një zonë të populluar me përbërje
të përzier etnike;
2. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
3. Mungesa e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Janë ngritur kallëzime penale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik, Ministria
e Punëve të Brendshme (MPB) u përgjigj se janë ngritur kallëzime penale kundër gjashtë personave.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend.