Çfarë ka ndodhur: Shtetasi sirian është sulmuar nga dy persona të panjohur, të cilët morën 1.600
euro prej tij. Ai u dërgua në spital, ku ai u diagnostifi kua me lëndime trupore dhe u mbajt për trajtim
të mëtejshëm.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 17 mars, ora 19:45, Negotinë.
Burimi i informacionit: Media elektronike Makfax.
Viktima(t) epërfshira: Një shtetas sirian.
Lloji i krimit: Plaçkitje (neni 237 i kodit penal), dëm trupor (neni 130 i kodit penal).
Kryerësi(t): Grup i panjohur i tre autorëve.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
2. Dallimi në prejardhjen etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigrant sirian) i cili është i paktë në numër për dallim nga anëtarët e një grupi tjetër
(të popullsisë maqedonase), në zonën ku ka ndodhur incidenti;
3. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
Statusi i rastit: Incidenti është raportuar tek autoritetet lokale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur
kërkesës për informim publik të cilën e ka dërguar Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.