November 4, 2016

Goditet me thikë një gjimnazist në autobusin e NQP-së nr. 65B (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në autobusin e NQP-së numër 65 B që ka qarkulluar në drejtim të fshatit Smilko-
vcë të Shkupit, ndërkohë që një person i mitur 16 vjeçar nga fshati Creshevë, Shkup së bashku me

disa persona të tjerë ishin në katin e dytë të autobusit. Në stacionin e autobusëve para pompës së
benzinës në rr. “Metodija Andonov Çento” kanë hipur tre persona meshkuj në moshë nga 16 – 17 vjet
dhe janë ulur afër të dëmtuarit. Në një moment një nga personat ka ardhur afër të dëmtuarit dhe e
ka sulmuar fi zikisht me grushte dhe shqelma, kurse më pas i janë bashkangjitur edhe personat e tjerë
të cilët kanë vazhduar ta godasin, ta tërheqin zvarrë dhe keqtrajtojnë të dëmtuarin edhe një person
tjetër. Një prej kryerësve që ka mbajtur thikë në dorë, e ka vendosur në qafën e një personi femër.
Në atë moment i dëmtuari me qëllim që ta largojë kryerësin e ka shtyrë, ndërsa, pastaj, kryerësit me thika kanë goditur atë dhe shokun e tij, duke i shkaktuar prerje në këmbën e djathtë. Pas një kohe të
shkurtër pasi janë hapur dyert e autobusit, kryerësit kanë ikur.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 4 nëntor, ora 12:15, në autobusin e NQP-së numër 65 B.
Burim i informacioneve: Gazeta ditore Dnevik; Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP); Lëndim trupor (Neni 131, KP); Rrezikim i sigurisë (Neni 144, KP).
Kryerës: Një person i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – kryerësit dhe viktima kanë udhëtuar me autobusin nr. 65 B
i cili qarkullon nëpër një rajon të banuar me njerëz me prejardhje të përzierë etnike, ka mundësi që
përkatësia etnike e kryerësit të jetë e ndryshme nga ajo e viktimës.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit nga trendi rritës i dhunës në autobus
të NQP-së nr. 65.
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se SPB – Shkup mori masa dhe
aktivitete për përcaktimin e incidentit të kryerësit të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike me sulm
fi zik, më pas do të vijojë shkresa përkatëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
në autobusin e NQP-së numër 65 B
Emri i Vendit
në autobusin e NQP-së numër 65 B

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Goditet me thikë një gjimnazist në autobusin e NQP-së nr. 65B (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike