Çfarë ka ndodhur: Nxënës të shkollës së mesme SHMN “Zdravko Cvetkovski” Shkup kanë sulmuar
fi zikisht dy të mitur nga e njëjta shkollë. Të miturit kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në SPQ “8
Shtatori” për t’u dhënë ndihma mjekësore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 tetor, ora 17:45, SHMN “Zdravko Cvetkovski” Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, TV21mk.
Viktimat e përfshira: Dy persona të mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP); Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një grup prej 3 nxënësish nga SHMN “Zdravko Cvetkovski”.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – për shkak të përbërjes së përzierë etnike në këtë shkollë ka
mundësi që të dyja grupet të kenë prejardhje të ndryshme etnike.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Është dorëzuar fl etëparaqitje penale kundër tre personave.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se SPB Shkup ka dorëzuar fl etëpa-
raqitje penale kundër tre personave në PTHP-në kompetente.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.