Çfarë ka ndodhur: Një i mitur 16 vjeçar është sulmuar në autobusin nr. 50 të NPQ-së nga dhjetë të
mitur të tjerë, duke u goditur me pëllëmbë dhe i është vënë thika në pjesën e mesit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 shtator, rreth orës 13, në autobusin nr. 50 të NPQ-së, në rela-
cionin nga Bit-Pazari deri në lagjen Autokomandë.
Burim i informacioneve: Gazeta ditore Nova Makedonija.
Viktimat e përfshira: Një person i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerës: Një grup prej dhjetëra kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – kryerësit dhe viktima kanë udhëtuar me autobusin nr. 50 i
cili qarkullon nëpër një rajon të banuar me njerëz me prejardhje të përzierë etnike, ka mundësi që
përkatësia etnike e kryerësit të jetë e ndryshme nga ajo e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: I mbyllur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se në deklaratën e dhënë para
nëpunësve policorë në SP KP – Gazi Babë i dëmtuari ka deklaruar se nuk dëshiron të paraqesë çfarëdo
lloj ngjarje dhe të dorëzojë procesverbal për pranim të fl etëparaqitjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.