Çfarë ka ndodhur: Një person 18 vjeçar pa ndonjë shkas dhe arsye është sulmuar fi zikisht prej dy
sulmuesve të panjohur duke e goditur me një objekt prej gome në pjesën e kokës.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 30 mars, rreth orës 21:20, rr. “Bosnja dhe Hercegovina”, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, MKD.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Dy kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një rajon të populluar me njerëz
me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Shkup është bërë pro-
cesverbal për pranimin e fl etëparaqitjes, kurse për ngjarjen po merren pasa për zbardhjen e shkeljes.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.