Çfarë ka ndodhur: një i mitur 13 vjeçar, përfaqësues i bashkësisë etnike maqedonase është rrahur
nga 7 nxënës përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare të një shkollë tjetër, ndërsa ka pritur auto-
bus në stacionin e autobusit që të kthehet nga shkolla në shtëpi. I mituri është rrahur dhe goditur
edhe pasi e ka humbur vetëdijen, duke marrë lëndime trupore. I mituri edhe një ditë më parë është
shqetësuar nga njëri prej sulmuesve.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 mars, rreth orës 10, stacioni i autobusit në afërsi të shkollës
“Toli Zordumis”, Kumanovë.
Burim i informacioneve: Televizioni Telma.
Viktimat e përfshira: Një person i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një grup prej 7 të miturish shqiptarë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – përbërja e përzierë etnike e nxënësve që mësojnë në
shkollën në fjalë.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Është dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Kumanovë te Gjyka-
ta Themelore Kumanovë, Gjykatësi për të mitur është dorëzuar Kërkesë për ngritje të procedurës
kundërvajtëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.