Çfarë ka ndodhur: Dy djem shtatëmbëdhjetëvjeçarë, pas një zënke, janë sulmuar fi zikisht nga një
grup i panjohur të miturish, duke u shkaktuar lëndime trupore me objekt të fortë të panjohur. Të
njëjtit janë dërguar në SPQ “Shën. Naumi i Ohrit” ku u është dhënë ndihmë mjekësore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 mars, rreth orës 13:30, në afërsi të QT “Çairçanka”, Shkup
Burim i informacioneve: Media elektronike, Kurir.
Viktimat e përfshira: Dy persona të mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Grup prej disa personash të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një objekt i cili gjendet në rajon
të populluar me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Është dorëzuar fl etëparaqitje penale.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Shkup është dorëzuar
fl etëparaqitje penale te Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.