March 12, 2016

Një i mitur godit një të mitur tjetër në stacionin e autobusit (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një i mitur 17 vjeçar i ka shkaktuar plagë me thikë në kraharor një të mituri tjetër
16 vjeçar. Të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore në SPQ “8 Shtatori”, ku i është konstatuar
lëndimi trupor.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 mars, rreth orës 22, në stacionin e autobusit në bul. “Aradhat
partizane” në Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Lokalno.
Viktimat e përfshira: Një person i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim i rëndë trupor (Neni 131, PK), Pjesëmarrje në grindje (neni
132, KP).
Kryerës: Një person i mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – për shkak të vendngjarjes së incidentit që ka ndodhur
në një stacion autobusi, ku ndalojnë autobusë të cilët qarkullojnë në rajone me përbërje të përzierë
etnike, ka mundësi që përkatësia etnike të jetë arsyeja e incidentit.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Është dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Shkup është dorëzuar
kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse më 24.3.2016 te Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup,
Njësia për kundërvajtje.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
bul. “Aradhat partizane”
Emri i Vendit
stacionin e autobusit në bul. “Aradhat partizane” në Shkup

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata menjëherë regjistruan incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një i mitur godit një të mitur tjetër në stacionin e autobusit (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim i rëndë trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike