Çfarë ka ndodhur: Dy persona në moshë 18 dhe 19 vjeçare, pa shkas dhe arsye janë sulmuar fi zikisht
me grushte në fytyrë dhe trup nga disa persona të panjohur.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 mars, rreth orës 21, rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup.
Burim i informacioneve: Televizioni Sitell.
Viktimat e përfshira: Dy persona.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerës: Grup prej disa kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një rajon të populluar me njerëz
me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup është mbajtur
procesverbal për pranim të fl etëparaqitjes dhe janë marrë masat për zbardhje të kësaj shkeljeje.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.