March 4, 2016

Incident i përgjakur në Tetovë (e paverifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në oborrin e gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë ka ndodhur rrahje ku dy persona
19-vjeçarë nga Tetova kanë marrë lëndime. Sipas të dhënave të policisë në rrahje kanë marrë pjesë
shtatë persona, prej të cilëve dy 19-vjeçarë dhe pesë 18-vjeçarë, të gjithë nga Tetova. Së pari midis
dy grupeve ka nisur debat verbal që shpejt ka kaluar në rrahje midis tyre ku një person 19-vjeçar ka
marrë dy plaga me thikë në kurriz, kurse moshatari i tij ka pësuar lëndim serioz në dorë prej goditjes.
Të dyve u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin klinik në Tetovë, ku i lënduar me plagë në kurriz
është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 4 mars, ora 16:00, oborri i gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë.
Burim i informacioneve: Televizioni 24 Vesti.
Viktimat e përfshira: Dy persona.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP).
Kryerës: Grup nxënësish nga gjimnazi “7 Marsi” .
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – për shkak të përbërjes së përzierë etnike të nxënësve
që mësojnë në shkollën e dhënë, ka mundësi që të dy grupet të kenë prejardhje të ndryshme etnike.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Është ngritur fl etëparaqitje penale.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen për kërkesën për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB Tetovë është dorëzuar
fl etëparaqitje penale për veprën penale “Dhunë” në Prokurorinë Publike – Tetovë.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis
dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë
Emri i Vendit
oborri i gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Institucion
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
Incident i përgjakur në Tetovë (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim i rëndë trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike