Çfarë ka ndodhur: Një grup prej disa personash të mitur janë sulmuar fi zikisht nga një grup prej pesë-
gjashtë personash të tjetër në moshë prej rreth 20 vitesh.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 20 shkurt, rreth orës 22:00, në rr. “13 Nëntori”.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Republika.
Viktimat e përfshira: Një grup prej disa personash të mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP)
Kryerës: Grup prej disa personash në moshë prej njëzet vjetësh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – gjatë viteve të kaluara, në afërsi të bregut të lumit dhe parkut
të qytetit shpeshherë kanë ndodhur incidente etnikisht të motivuara.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup është mbajtur
procesverbal për pranim të fl etëparaqitjes dhe ndërmerren masa për pastrim të kësaj shkeljeje.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.