Çfarë ka ndodhur: Një person i panjohur me përdorim të solucionit ndezës ka shkaktuar zjarr në
kishën “Shën. Zllata Meglenska” në Saraj të Shkupit, duke e djegur dhe shkatërruar kështu derën
hyrëse të kishës.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 janar, rreth orës dy pas mesnatës, në Saraj të Shkupit.
Burimi i informacioneve: Gazeta ditore “Dnevnik”.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostol-
erancës në bazë nacionale, racore dhe fetare (Neni 319, KP).
Kryerës: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia apo bindja fetare, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Vendndodhja e incidentit – kisha e krishterë ortodokse në një mjedis dominues shqiptar.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB Shkup është dorëzuar
procesverbal për mbikëqyrjen e kryer në Procedurën Themelore Publike Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive
të ndryshme fetare në shtet.