Çfarë ka ndodhur: Tre shtetas të Marokut janë grabitur në afërsi të Demir Kapisë nga tre persona të
panjohur të cilët u janë kërcënuar dhe u kanë marrë 900 euro.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 janar, rreth orës 20, në afërsi të Demir Kapisë.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike MKD.mk
Viktimat e përfshira: Tre marokenë.
Lloji i krimit: Grabitje (Neni 237, KP), Vjedhje e rëndë (Neni 236, KP)
Kryerës: 3 kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme; vikti-
mat janë përfaqësues të grupit (emigrantë marokenë) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi
i qytetarëve në rajonin ku ka ndodhur incidenti.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe sulmeve mbi emigrantët.
Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nuk është regjistruar një vepër e
tillë penale në rajonin e SPB-së Veles.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e emi-
grantëve të cilët hyjnë dhe kalojnë nëpër vend.