November 19, 2017

Janë sulmuar dy persona në kejin e Lumit Vardar (e pavërtetuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në Shkup në kejin e Lumit Vardar, dy persona janë sulmuar fizikisht nga një grup më
i madh personash të veshur me dukserë dhe kapele të cilët pas sulmit e kanë lëshuar vendngjarjen.
Personat e lënduar me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Spitalin e
përgjithshëm të qytetit “Shën. Naumi i Ohrit”, ku është përcaktuar se ata kanë marrë lëndime trupore
dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 nëntori, ora 20:30, rr. “Kej 13 Nëntori”.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Dy persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një grup prej 10-12 personash të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – gjatë viteve të mëparshme, në afërsi të kejit dhe parkut të
qytetit shumë herë kanë ndodhur incidente të motivuara etnikisht.
2. Model i incidenteve të mëparshme – të njëjtën ditë, disa orë më parë një person është shpuar me
thikë në kejin e Vardarit.
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: Ngjarja është kualifikuar si prishje e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e dorëzuar në lidhje me Kërkesën për informacione
me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, MPB-ja e vërteton ngjarjen e
lartpërmendur, dhe thotë se dy viktimat në këtë ngjarje kanë qenë në moshë 18 dhe 19-vjeçare dhe
ata kanë marrë lëndime të dukshme dhe prerje në kokë. Nga biseda e kryer me personat e dëmtuar
janë marrë njohuri se ata në afërsi të QIK-ut janë sulmuar fizikisht nga 10-12 persona të panjohur,
në moshë rreth 20-23 vjet të veshur me dukserë dhe kapele në kokë. Pas konsultimit të kryer me
Prokurorin publik ngjarja është kualifikuar si prishje e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik,
kundërvajtje e paraparë me neni 12 të Ligjit për Kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Address
rr. “Kej 13 Nëntori”
Location Name
rr. “Kej 13 Nëntori”

Number of victims
2
Number of Perpetrators
12
Status of the case
Under investigation
Type of incident?
Lëndim trupor Sulmi ftohtë armë Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Rrugë
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Janë sulmuar dy persona në kejin e Lumit Vardar (e pavërtetuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim trupor
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike