Çfarë ka ndodhur: Në stacionin e autobusit në rr. “Bosnja dhe Hercegovina” një person
nëntëmbëdhjetëvjeçar është sulmuar fizikisht nga më tepër persona të panjohur. Ata e kanë goditur
me gurë në pjesën e fytyrës duke marrë kështu një plagë të dukshme.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 nëntor, ora 00:00, stacioni i autobusit në rr. “Bosnja dhe
Hercegovina”.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Grup prej 4-5 personash të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në stacion autobusi në rajon të
populluar me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Nën hetim/ Pritet ngritja e procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e saj në lidhje me Kërkesën për informacione me
karakter publik që MPB-ja ia ka dërguar KMH-së në lidhje me këtë incident precizohet se personi është sulmuar rreth orës 21:00 nga 4-5 persona të panjohur, të cilët nga një anë e kanë goditur me gur
në pjesën e fytyrës. Në lidhje me këtë ngjarje, është marrë procesverbal për pranimin e fletëparaqitjes
dhe janë dorëzuar dy shënime zyrtare, kurse SPB Shkup po merr masa dhe aktivitete për zbardhjen
e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, mandej në përputhje me Ligjin për Kundërvajtje kundër
Rendit dhe Qetësisë Publike, te njësia kompetente për shkelje në Gjykatën Themelore Shkup 1 do të
dorëzohet kërkesë për zbatimin e procedurës kundërvajtëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.