October 25, 2017

Është sulmuar një i mitur pesëmbëdhjetëvjeçar në autobus (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një i mitur pesëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Nikishtani, Shkup, nxënës në Shkollën
e mesme “Cvetan Dimov” në autobusin me numër 22 është sulmuar nga 7-8 nxënës, dhe ka marrë
lëndime në trup dhe kokë. Nga mjeku në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” i janë
konstatuar lëndimet trupore dhe ai është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 tetor, ora 19:00, autobusi i NQP-së nr. 22 i cili në atë moment
gjendej në bul. “Partiyanski odredi”
Burimi i informacioneve: Media elektronike 24vesti.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një grup prej 7-8 personash meshkuj.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në autobus i cili qarkullon në rajone
të populluara me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Sipas përgjigjes së marrë nga MBP-ja në lidhje me Kërkesën për
informacione me karakter publik që MKH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se
nga biseda e kryer me të miturin e lënduar është mësuar se ndërsa ai ka udhëtuar me autobusin e
NQP-së nr. 22 në stacionin e autobusit te Katedralja në Shkup kanë hipur 7-8 persona meshkuj në
moshë 17-18 vjeçare të cilët e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore në kokë dhe trup,
pastaj kanë zbritur nga autobusi dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nga SPB Shkup te PTHP
Shkup është dorëzuar Informim me shkrim në lidhje me veprën penale „Dhunë“ sipas nenit 386 KP
(KU. nr. 10538/17).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Address
bul "Skuadrat Partizane"
Location Name
autobusi i JSP nr. 22

Number of victims
1
Number of Perpetrators
8
Status of the case
No information
Type of incident?
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Rrugë
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Është sulmuar një i mitur pesëmbëdhjetëvjeçar në autobus (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim trupor
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike