Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur ka thyer dy xhama dritaresh në shtabin e partisë politike
BDI, në rrugën “Tale Hristov” në Shkup-Veri .
Data, koha dhe vendi i incidentit: 03 tetor, ora 15:00, shtabi partiak i partisë politike BDI në Shkup-Veri.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Press24.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja(Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM dhe BESA.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë për Kërkesën për informacione me karakter
publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se është mbajtur procesverbal
për pranim të fletëparaqitjes së ngjarjes dhe shënim zyrtar, kurse nga Njësia për Mbikëqyrje në
Vendngjarje është kryer përpunim krim-teknik.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.