October 2, 2017

Është thyer shtabi i LSDM-së në fsh. Inxhikovë (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Në fsh. Inxhiko, rajoni i Shkupit, një kryerës i panjohur e ka thyer xhamin e derës
hyrëse dhe xhamin e vitrinës të shtabit të partisë politike “LSDM”.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 02 tetor, ora 01:00, shtabi partiak i partisë politike të LSDM-së në
fsh. Inxhikovë, rajoni i Shkupit.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM dhe BESA.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë për Kërkesën për informacione me karakter
publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se është marrë procesverbal për
pranimin e fletëparaqitjes dhe shënim zyrtar, kurse nga Njësia për Mbikëqyrje në Vendngjarje është
kryer fotografim.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Address
с Indzikovo, rajoni i Shkupit
Location Name
Selia e LSDM-së

Number of victims
-
Number of Perpetrators
1
Status of the case
No information
Type of incident?
Shkatërrimi i pronës
Incident location
Lokacion tjetër publik
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Është thyer shtabi i LSDM-së në fsh. Inxhikovë (e vërtetuar) image

Criminal offences

Against Property
Dëmtimi i pronës

Grounds

Përkatësia politike