Çfarë ka ndodhur: Në stacionin e autobusit në bul. “Kërste Misirkov”, dy persona nga fsh. Mirkovci në
moshë 19 dhe 20 vjet janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Pas sulmit sulmuesit e kanë
lëshuar vendngjarjen, kurse djelmoshave të lënduar u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e
përgjithshëm të qytetit “Shën. Naumi i Ohrit” ku së pari u janë konstatuar lëndime trupore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 01 tetor, ora 17:30, stacioni i autobusit në bul. “Kërste Misirkov”.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Mkd.mk.
Viktimat e involvuara: Dy persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një grup prej disa personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në stacion autobusi në rajon të
populluar me banorë me përbërje etnike të përzierë
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;
Statusi i rastit: I panjohur/ Pritet ngritje e procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Sipas përgjigjes së MPB-së në lidhje me Kërkesën e KMH-së për
informacione me karakter publik të dërguar në lidhje me këtë incident, për të njëjtin është bërë
procesverbal për pranim të fletëparaqitjes, kurse SPB Shkup po merr masa dhe aktivitete për
zbardhjen e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kështu që sipas Ligjit për kundërvajtje kundër
rendit dhe qetësisë publike te njësia kompetente për shkelje në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup
do të dorëzohet Kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.