Çfarë ka ndodhur: Nga persona të panjohur është kryer dëmtim i shtabit politik të partisë politike
BESA në rr. “Tale Hristov” në qendrën tregtare “Shkup Veri” kështu me një objekt të fortë janë thyer
dy xhama të vitrinave dhe janë grisur gjashtë pllakate.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 01 tetor, ora 01:00, shtabi politik i partisë politike BESA në Butell,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM dhe PDSM.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja në lidhje me Kërkesën për
informacione me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se nga
paraqitësi është dorëzuar fletëparaqitje me shkrim për ngjarjen juridike-penale.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.