Çfarë ka ndodhur: një person 25-vjeçar nga Studenipani është sulmuar brutalisht nga disa persona të
panjohur. Sulmi ka ndodhur në Jugodrvo në Shkup, ku personi po priste autobus për në Studeniçan.
Sipas fjalëve të tij të transmetuara në media, personat të cilët e kanë rrahur kanë qenë tifozë të
Vardarit të cilët ishin nisur të festonin fitoren e Vardarit në ligën e kampionëve evropianë në hendboll.
Domethënë, nga autobusi numër 5 kanë zbritur disa persona dhe e kanë pyetur se a është shqiptar.
Kur e ka thënë po, kanë filluar ta godasin. Një prej personave e ka kapur dhe e ka mbajtur, kurse
tjetri e godite, Pastaj ia zhveshën këmishën dhe me thikë i vizatuan disa kryqe para dhe pas në trup.
Personat ishin pesë veta, dhe katër prej tyre e kanë rrahur kurse njëri nuk është afruar. Kanë pasur maska, shalle me simbolet shtetërore dhe bluza të Vardarit. Pas sulmit kanë ikur drejt sheshit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 04 qershor, ora 22:00, te Jugodrvo, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Alsat-m.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së)
Kryerësit: Pesë persona.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është sulmuar se ka pohuar se është shqiptar, sulmuesit kanë
pasur simbol – flamurin maqedonas.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se SPB Shkup te Prokuroria Themelore
Publike Shkup, ka dorëzuar Raport pas marrjes së fletëparaqitjes (KU nr. 5225/17) për veprën penale
“Dhunë” sipas nenit 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë, si edhe bashkëjetesën etnike midis dy bashkësive më të mëdha etnike në shtet.