Çfarë ka ndodhur: Kryerës i panjohur me një mjet të përshtatshëm e ka thyer xhamin e vitrinës së
shtabit partiak të LSDM-së në lagjen Aerodrom, Shkup.
Data, koha dhe vendi i incidentit : 27 shkurt, rreth orës 01:20, shtabi partiak i LSDM-së në l. Aerodrom,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Mkd.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente para dy ditësh, kur janë
gjuajtur me gurë shtabet partiake të LSDM-së në Prilep, në fsh. Draçevë. në fsh. Sopishte dhe në
Manastir.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale
“Dëmtim i objekteve të huaja” që ndiqet me padi private, në përputhje me nenin 243 të KP-së dhe se
po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.