Çfarë ka ndodhur: Shtabi i LSDM-së në lagjen Karposh në Manastir është gjuajtur me gurë, kështu që
janë thyer dritaret, kurse është demoluar edhe inventari në këtë hapësirë. Sipas informacioneve të
transmetuara nga mediat, policia e Manastirit ka bërë mbikëqyrje në vendngjarje dhe ka marrë masat
për zbulimin e kryerësve.
Data, koha dhe vendi i incidentit : 26 shkurt, ora 13:30, shtabi i LSDM-së në lagjen Karposh në Manastir.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Reporter.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente para dy ditësh, kur janë
gjuajtur me gurë shtabet partiake të LSDM-së në Prilep, në fsh. Draçevë dhe në fsh. Sopishte.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale “Dëmtim
i objekteve të huaja” që ndiqet me padi private, si dhe se SPB Manastir po punon në zbardhjen dhe
zbulimin e kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.