February 26, 2017

Janë thyer xhamat e shtabit të LSDM-së në Sopishte (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Në fshatin Sopishte, Shkup në afërsi të unazës nga një kryerës i panjohur, në një
kohë të pacaktuar, është kryer dëmtim i shtabit të partisë politike LSDM, ku janë thyer dy xhama
dritaresh. Në Buletinin e MPB-së thuhet se po merren masa për zbulimin e kryerësit dhe për zbardhjen
e tërësishme të rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit : 26 shkurt, ora 01:00, shtabi partiak i LSDM-së në fsh. Sopishte.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike
Slloboden peçat.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente para dy ditësh, kur janë
dëmtuar shtabet partiake të LSDM-së në Prilep dhe në fsh. Draçevë.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione
me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se partia LSDM më
02.03.2017 ka dorëzuar procesverbal mbi pranimin e fletëparaqitjes për këtë incident, për të cilin thuhet se ka ndodhur natën midis 25 dhe 26 shkurtit 2017 midis orës 21 dhe 06 kur janë thyer
tre xhama të dritaresh dhe është shkaktuar dëm me vlerë prej 7000 denarësh. Nuk jepen se çfarë
veprimesh të tjera janë ndërmarrë nga MPB në drejtim të zbardhjes së këtij incidenti.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Sopishte, Maqedoni Veriore
Emri i Vendit
Selia e LSDM-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Janë thyer xhamat e shtabit të LSDM-së në Sopishte (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike