Çfarë ka ndodhur: Shtabi lokal i LSDM-së në lagjen Varosh, Prilep është shkatërruar në orët e hershme
të mëngjesit. Sipas informacioneve nga LSDM-ja Prilep, shtabi është qëlluar me gur, duke u thyer
kështu xhamat e jashtëm të shtabit.
Data, koha dhe vendi i incidentit : 24 shkurt, ora 02:00, shtabi i LSDM-së në lagjen Varosh, Prilep.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Slloboden peçat, A1on.MK.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Të panjohur..
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i ka paraprirë incident në të njëjtën ditë, kur është
shkatërruar shtabi i LSDM-së në fsh. Draçevë.
Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se një rast i tillë nuk është evidentuar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.