Çfarë ka ndodhur: Persona të panjohur me gurë i kanë thyer xhamat e jashtëm të shtabit të LSDM-së
në fshatin Draçevë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 24 shkurt, rreth orës 01:10, shtabi i partisë LSDM në fshatin Draçevë.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike meta.mt; TV Tera.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se në lidhje me këtë ngjarje
është bërë procesverbal për pranim të fletëparaqitjes dhe shënim zyrtar, kurse nga Njësia për Hetim
në Vendndodhje është kryer përpunim krim teknik.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.