January 19, 2017

Diskriminim racor në Manastir (e vërtetuar)

Incident
Diskriminimi racor ose tjetër

Çfarë ka ndodhur: Në muret e Shkollës nëntëvjeçare “Gjorgji Sugarev” në Manastir janë vizatuar
grafitë me kryqe të thyera dhe mesazhe të shkruara “Vdekje për evgjitët” dhe “Vdisni evgjitë”. Në
shkollë shumica e nxënësve janë të bashkësisë etnike rome (rreth 80%). Pas reagimit të një grupi
joformal qytetarësh përfaqësues të bashkësisë etnike rome nga Komuna e Manastirit, grafitët dhe
shenjat svastike janë fshirë. Rasti është paraqitur në SPB Manastir.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 janar, rreth orës 00.30, SHN “Gjorgji Sugarev” Manastir.
Burimi i informacioneve: TV Tera, Manastir.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancë në bazë diskriminuese, kombëtare,
racore fetare ose tjetër bazë (neni 319, KP i RM-së); Diskriminim racor ose tjetër (neni 417, KP i RM-së);
Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është diskriminimi racor, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Përmbajtja e mesazheve të shkruara – Mesazhe ofenduese dhe kërcënuese i drejtohen drejtpërdrejt
bashkësisë etnike rome;
2. Lokacioni i qëllimit – mesazhet janë shkruar në murin e shkollës ku shumica e nxënësve i përkasin
bashkësisë etnike rome.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për vepër penale “dëmtim
i objekteve të huaja”, e cila ndiqet me padi private dhe se SPB Manastir punon mbi ndriçimin dhe
zbulimin e kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive të
ndryshme etnike në shtet.

Adresë
Shkolla Fillore Gjorgji Sugarev, Manastir
Emri i Vendit
Shkolla Fillore Gjorgji Sugarev, Manastir

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Diskriminim racor në Manastir (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Shkelja e barazisë së qytetarëve
Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Racë