Çfarë ka ndodhur: Më 25 dhjetor 2018, rreth orës 09:00, nga Spitali i përgjithshëm i qytetit „Sveti Naum
Ohridski”, është raportuar se një 17-vjeçar nga Shkupi, me një plagë shpuemje në zonën e krahut të majtë,
është dorëzuar atyre. Lëndimi ishte shkaktuar nga një 15-vjeçar nga Shkupi në shkollën e mesme „Arseni
Jovkov“, ku të dy janë nxënës. Janë marrë masa për të sqaruar rastin plotësisht.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 dhjetor 2018, rreth orës 09:00, në shkollën e mesme „Arseni Jovkov“
në Çair, Shkup
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: 1 të mitur (16).
Lloji i krimeve: Dhunë (neni 386, KP ).
Kryerësit: Një kryerës (15).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, që ndodhi përballë
oborrit të shkollës së mesme në Çair (mjedisi etnike të përzier) motivi i njëanshëm është përkatësia etnike,
kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – i mituri të sulmuar dhe të miturat që e sulmuan kishin përkatësi etnike
të ndryshme (maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – përplasja dhe konflikti mes nxënësve me prejardhje të ndryshme
etnike sidomos në kryeqytet ndodh shumë shpesh. Përplasje të tilla ndodhin shpesh midis fëmijëve të
origjinës etnike maqedonase dhe shqiptare, ndërkohë që komunitetet e tjera rrallë ose nuk përfshihen
kurrë në incidente të tilla;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në shkollën e mesme, në lagjen ku jetojnë komunitete etnike të ndryshme
dhe ku mesojnë nxenësit e komuniteteve të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB në
lidhje me ky incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjediset që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin).