Çfarë ka ndodhur: Më 5 nëntor 2018, në orën 13:15, SPB Shkupi njoftoi se në Spitalin e përgjithshëm të
qytetit „Sveti Naum Ohridski” me plagë shpuemje u soll M.R. (18) nga Shkupi dhe Z. I. (18) nga Shkupi. Sipas
paraqitjes, ata u sulmuan nga disa njerëz në rrugën „Xhon Kenedi“. SPB Shkup ndërmerr masa dhe aktivitete
për sqarimin e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 5 nëntor 2018, në orën 13:15, në rrugën „Xhon Kenedi“ – Çair, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Dy viktima 18 vjeçare.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Disa kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit ishin me përkatësi etnike të ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme mbi të rrinjve në këtë pjesë e qytetit janë regjistruar më parë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Me kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje identike me
buletinin e përditshëm të Ministrisë, domethënë se janë ndërmarrë masa për të sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.