Çfarë ka ndodhur: Më 19 tetor 2018, rreth orës 20:50, në Sektorin për punët të brendshme në Shkup
u raportua se në ndalesën e autobusit para fshatit Chucer Sandevë, në autobusin e NQP-së nr. 81, që
udhëtonte nga Shkupi në Dollno Bllacë, disa persona me objekte të ngurta hynë në autobus dhe e sulmuan
A.F. (18) nga fshati Dollno Bllacë dhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë 15 vjeçar dhe 16 vjeçar, të
gjithë nga fshati Dollno Blace. Ekip i ndihmës mjekësore urgjente siguroi ndihmë mjekësore në vendngjarje,
ndërsa A.F. dhe një person 15 vjeçar u transferuan në klinikën „Nënë Tereza“. Pas ngjarjes, disa banorë të
fshatit Dollno Bllacë shprehën revoltë në vendngjarje, por shpejt u tërhoqën. Po merren masa për ta sqaruar
plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 tetor 2018, rreth 19.35, në ndalesën e autobusit para fshatit Chucer
Sandevë, në autobusin e NQP-së nr. 81, që qarkulloi në linjen Shkupi – Dollno Bllacë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Viktimat e involvuara: 4 viktima nga të cilat 3 të mitur.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (neni 130, KP), Dhunë (neni 386, KP).
Kryerësit: 4 kryerësit të panjohur, 1 të identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – si dhe të gjitha hedjet me gurë të mëhershme dhe sulmet ndaj
autobusëve ose sulmeve në autobusët e transportit publik;
2. Lokacioni – Incidenti ndodhi në stacion autobusi, në rrugë ku më parë kishte sulme të ngjashme dhe
ku njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.
3. Dallimi në prejardhjen etnike – autobusi nr. 65-b i sulmuar qarkullon në rajon ku jetojnë dhe lëvizin
njerëz të prejardhja etnike të ndryshme (maqedonase dhe shqiptare), të dy grupet të miturve që u
përleshua, kishin përkatësi etnike të ndryshme (maqedonase dhe shqiptare);
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje në janar 2019,
se janë ndërmarrë përmasa për t’i gjetur dhe identifikuar kryerësit, një është identifikuar dhe njoftimi është
dërguar në PP për procedim i mëtejshëm.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.